Arrestohet një person në Skenderaj, iu konfiskohen tetë pistoleta dhe 520 fishekë

PUBLIKUAR

Një person është arrestuar pasditen e sotme, pasi i janë gjetur tetë pistoleta dhe 520 fishekë në veturën që po e ngiste.

“Konfiskimi i armëve është realizuar në kohën kur njësia policore ka ndaluar një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit të detajuar në automjet janë gjetur tetë pistoleta të kalibrave të ndryshme dhe municion në sasi prej 520 copë të kalibrave të ndryshëm. Në cilësi të të dyshuarit për posedim të armëve dhe municionit është arrestuar personi L. Z., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor. Armët dhe municioni janë konfiskuar nga ana e policisë dhe do të procedohen në cilësinë e provave materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’”, ndërsa hetimet e mëtejme do të vazhdojnë në lidhje me këtë rast.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...