Di Maria mund të rikthehet në formacionin e titullarëve për finalen e madhe

PUBLIKUAR

Angel Di Maria shpreson të jetë mjaftueshëm i aftë për të luajtur nga fillimi në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Argjentina në finalen e madhe do të takohet me Francën. Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, shkruan Gazeta Express.

Di Maria ka luftuar me probleme muskulore gjatë gjithë sezonit që nga kalimi nga PSG në Torino si lojtar i lirë.

34-vjeçari ishte titullar në tre ndeshjet e para të Kupës së Botës në përpara se të përballej sërish me probleme fizike gjatë fitores 2:0 ndaj Polonisë, më 30 nëntor.Ai nuk u aktivizua fare në dy përballjet tjera; ndaj Australisë dhe Kroacisë, teksa luajti vetëm për tetë minuta në çerekfinalen ndaj Holandës.

Sipas “TyC Sports”, Di Maria është rikthyer të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës së Argjentinës dhe shpreson të ketë më shumë minuta në finale, por mund të jetë edhe në 11-shen e titullarëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...