Komuna e Prishtinës ka organizuar transmetim të drejtpërdrejt të ndarjes së çmimeve Oscar, ku pretendent për fitimin e këtij çmimi është edhe filmi i metrazhit të shkurtër, Shok.
Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka thënë se me këtë organizim i jepet përkrahje këtij filmi. “Nesër në mbrëmje Komuna e Prishtinës, IPKO dhe Digitalb organizojmë transmetimin live të Oscars 2016, ku Kosova ka rastin që për herë të parë të shpërblehet me çmimin më prestigjioz në botën e filmit. Ngjarja fillon në sallen e kuqe në mesnatë. T’i japim përkrahje Shok”, ka njoftuar ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet nesër, e diele, me fillim prej orës 02:00 pas mesnate.


