Franca e eliminon Marokun, kualifikohet për herë të dytë radhazi në finale të Botërorit

PUBLIKUAR

Franca është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror për herë të dytë radhazi.

Francezët mposhtën Marokun në gjysmëfinale me rezultat të pastër 2:0, shkruan Gazeta Express.

Ishte Theo Hernandez i cili realizoi në minutën e pestë të ndeshjes për epërsinë fillestare të “Gjelave”.

Kolo Muani e dyfishoi epërsinë e francezëve në minutën e 79-të të ndeshjes.

Kësisoj, Franca kualifikohet në finale të Botërorit, aty ku të dielën do të takohet me Argjentinën.

Në anën tjetër, Maroku shkroi histori, duke u bërë shteti i parë afrikan që e arriti kualifikimin në gjysmëfinale të një Kupe të Botës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...