Shala më i miri, vlerësohet lartë nga mediat çeke

PUBLIKUAR

Herolind Shala është rikthyer për të shënuar gola me skuadrën e tij Slovan Liberec.

Talenti i Kombëtares shqiptare ishte deçiziv për skuadrën e tij duke shënuar golin e parë në fitoren 3:0 të Liberecit në udhëtim te Teplice.

Shala ka marrë lëvdata të mëdha nga mediat çeke, ku përpos që është shpallur lojtar i ndeshjes, loja e tij është pëlqyer shumë.

“Shala ishte gjithandej. Në sulm, kthehej në mbrojtje dhe organizonte çdo sulm të Liberecit”.

“Ai e ka merituar epitetin si lojtari i ndeshjes pasi edhe goli i tij ishte vendimtar për fitoren e Liberecit. Ai po kthehet për të qenë kryesori tek skuadra e kaltër”, shkruante në analizën e të përditshmes çeke sport.cz. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...