Tifozja e shumëpërfolur Ivana Knoll “godet” me fotografi provokuese

PUBLIKUAR

Kryefjala e këtij Kampionati Botëror padyshim ka qenë bukuroshja kroate Ivana Knoll.

Modelja e cila është rritur dhe jeton në Gjermani, nuk i ka harruar kurrë rrënjët e saj dhe është shprehur gjithmonë krenare në mbështetje të kombëtares së vendit prej nga vjen.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Ivana Knoll e njohur tashmë për paraqitje provokuese krahas tifozërisë ndaj vendit të saj, sigurisht që nuk mungoi me një fotografi “të nxehtë” në Instagram.

 

Ajo publikoi një imazh të realizuar në tribuna ku shihej duke vënë në pah gjoksin e saj atraktiv, teksa në mbishkrimin e saj bëri një parahsikim lidhur me rezultatin e ndeshjes.

“T’ju dëgjoj sa gola do t’i pranojë Argjentina”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë në Instagram – platformë në të cilën ka arritur mbi 2.5 milionë ndjekës.

Tutje, në një video të publikuar, Knoll tregoi se si e parashikoi rezultatin duke gjuajtur me top në një tifoz të veshur me dizajnin e flamurit kroat. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Bashkëshortja e banorit të “Big Brother VIP Kosova 5”, Valdetit, Valdrina, ka reaguar përmes...