Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 13-vjeçari

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Ender Cahanit, një 13-vjeçar nga Prizreni, i cili është zhdukur që nga 10 dhjetori i këtij viti.

Në njoftim thuhet se rastin në polici e ka raportuar nëna e të miturit, Jeta Cahani, më 10 dhjetor.

“Ender Cahani,  nga e ëma Jeta, lindur me datë 09.08.2009  nga Prizreni,  Republika e Kosovës, për herë të fundit është parë  nga e ëma e tij me datë 08 Dhjetor 2022  në ora 18:20, kur ka dalë nga shtëpia dhe nëna e tij  më nuk ka asnjë kontakt me të”.

“Sipas ankuesit  viktima është: mashkull, me peshë mesatare, flokët të shkurtra, 13-vjeçar. Ankuesja thotë se edhe tjetër here ka ndodhur që fëmija të largohet nga shtëpia dhe është kthyer prapë, por tani nga koha e largimit të tij nga shtëpia ajo më nuk ka asnjë kontakt”, thuhet në njoftim

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...