Dugolli: Hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë është e pamundur

PUBLIKUAR

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka thënë se ushtria e Serbisë nuk ka mundësi të hyjë në Kosovë.

Përfaqësues të ndryshëm të qeverisë së Serbisë, kanë paralajmëruar se do të kërkojnë nga KFOR-i ta lejojnë hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë.

Këto pretendime të Serbisë, i kanë kundërshtuar të gjithë nga spektri politik në Kosovë.

Në Debat Plus, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se një gjë e tillë nuk është e mundur.

“Tani I ka humb levat, tani kërcënon me luftë, u kthy në gjenezën ku e kishte tek Putini. Ato ishin kërcënime të qarta. Ne e dimë çfarë ka prodhu ushtria e Serbisë, ato janë ëndrra të tij tash. Nuk duhet mohu roli destruktiv për ta destabilizuar vendin”, ka deklaruar ai.

“Një synim i tillë tregon ambiciet e Serbisë për t’u kthy në Kosovë. Ajo kështu mendon. Hyrja e ushtrisë së tyre në Kosovë, është e pamundur, edhe në aspektin legal”, ka vijuar ai.

Dugolli i ka komentuar edhe ngjarjet në veri të Kosovës, duke thënë se vendosja e barrikadave atje është bërë nga grupe kriminale të organizuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Shteti po përballet me një grup të organizuar bandit, të cilët gjenezën e anë nga Serbia. Kjo po shihet edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Vuçiq e ka humb durimin, për një kohë të gjatë padrejtësisht u paraqit si një njeri i paqes”, ka thënë ai.

Dugolli, u shpreh se Vuçiq, e ka humbur ndikimin në institucionet e Kosovës, për këtë arsye sipas tij, tashmë është duke i përdorur grupet kriminale në veri, për ta destabilizuar atë pjesë.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...