Albert Krasniqi: Shtyrja e zgjedhjeve nga presidentja është anti-kushtetuese

PUBLIKUAR

Albert Kransiqi ka deklaruar në Pressing të “T7” se shtyrja e zgjedhjeve nga presidentja Vjosa Osmani, ka qenë “shkelje kushtetuese”.

Ai ka thënë se përkundër qëllimit të Osmanit që mund të ketë qenë i arsyeshëm, shtyrja e zgjedhjeve nga presidentja ka qenë në kundërshtim me aktin më të lartë juridik.

“Ti sot tërhiqesh prej një vendimi që e ke marrë dhe e bën në kundërshtim me Kushtetutën. Pa i respektu aktet e tua ligjore, për shkak se presidentja nuk ka të drejtë të anulojë një datë të zgjedhjeve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar se zgjedhjet mund të shtyhen vetëm nëse shpallet siuatë e jashtëzakonshme.

“Nuk e di pse pret presidentja, në Veri po cenohet rendi kushtetutës”, ka thënë Krasniqi.

Zgjedhjet kishin që të mbahen më 18 dhjetor, por presidentja në koordinim me partitë politike vendosën që t’i shtyjnë zgjedhjet për prill. /Express

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...