Rada Trajkoviq: Po m’i kërcënojnë edhe fëmijët, përgjegjësinë e ka Aleksandar Vuçiq

PUBLIKUAR

Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, që kundërshton pushtetin në Serbi dhe Listën Serbe në Kosovë, e bën përgjegjës presidentin serb Aleksandër Vuciq për sigurinë e saj dhe të familjës së saj, që sic thotë Trajkoviq, është në rrezik.

Trajkoviq ka shkruar se jo vetëm ajo, por po kërcënohen edhe fëmijët e saj.

“Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”, ka shkruar Trajkoviq në Tëitter.

Ajo thotë se është identifikuar vendndodhja e kërcënuesve të saj dhe familjes së saj.

Për këto kërcënime ajo përgjegjësinë ia lë presidentin serb.

“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është e Presidentit të Serbisë”, thotë Trajkoviq.

Pushteti në Serbi vazhdimisht e akuzon Trajkoviqin për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...