Rama: I lumtur që KB Prishtina fitoi mbrëmë, por nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj dhunës së mbrëmshme në ndeshjen e mbrëmshme basketbollistike në mes të KB Prishtina dhe KB Trepça.

Rama, përmes një postimi në Facebook, u shpreh i lumtur për fitoren e Prishtinës, mirëpo, sipas tij, dhuna e shfaqur e zbehu gëzimin për këtë triumf.

“Dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe nuk ka vend në kryeqytet, e askund tjetër! Jemi të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, mirëpo nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren e merituar”, ka shkruar Rama në Facebook.

Sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, tha Rama duke u bërë thirrje tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...