Vuçiq nuk kërkon që të ndalen sulmet ndaj Policisë së Kosovës, i përmend vetëm KFOR’in dhe EULEX’in

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, duke mos kërkuar që të ndalohen sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Vuçiq po ashtu ka thënë se “kemi një luftë të ashpër për mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

“Në terren kemi një luftë të ashpër për mbijetesën e një kombi në vatrat e tij, policia e Kosovës, e cila nuk ka të drejtë të jetë në veri, ka të bëjë me përpjekjen për t’i dhënë fund problemit serb në Kosovë, në të cilin Prishtina dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare merr pjesë”, ka thënë Vuçiq, ka raportuar Tanjug.

Ai ka thënë se është dita më e vështirë për të prej se është në krye të Serbisë.

Përkundër që nuk kërkoi të mos sulmohet Policia e Kosovës, ai thotë se na duhet paqe.

“Sot është dita më e vështirë për mua që kur jam president, ndoshta nata më e vështirë është para meje, jemi të shtyrë pas murit, është detyra jonë të bëjmë thirrje për paqe”, ka deklaruar ai. /Express

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...