E humbi penalltinë vendimtare, Kane reagon për herë të parë pas eliminimit të Anglisë

PUBLIKUAR

Anglia u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës mbrëmë nga kampioni në fuqi, Franca.

Rezultati në fund ishte 2:1 për “Trekolorët”, ndërsa Anglia e mbylli aty aventurën e saj., shkruan Gazeta Express.

Harry Kane shënoi një penallti, por humbi një tjetër, e që ishte vendimtare për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Pas ndeshjes, Kane reagoi duke u shprehur se ndjehet absolutisht i rrënuar.

“Absolutisht i rrënuar. Ne i kemi dhënë gjithçka dhe ka ardhur deri në një detaj të vogël për të cilin unë marr përgjegjësi. Nuk ka asgjë për t’u fshehur, dhemb dhe do të duhet pak kohë për ta kapërcyer atë, por kjo është pjesë e sportit”, shkroi Kane në profilin e tij në Twitter.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...