Pepe: Pas asaj që pashë sot, mund t’i japin titullin Argjentinës qysh tani

PUBLIKUAR

Maroku vazhdon të shkaktojë befasi në këta Kampionat Botëror, duke i eliminuar rend favoritët.

Pasi eliminoi Spanjën në 1/8 e finales, tani Maroku ka arritur të eliminojë edhe Portugalinë në çerekfinale.

Ata triumfuan minimalisht 1:0 për ta prekur gjysmëfinalen e Kupës së Botës, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, qendërmbrojtësi i Portugalisë, Pepe është ankuar në referin e ndeshjes dhe madje tha që ata mund t’i japin titullin Argjentinës tani.

“Është e papranueshme që sot të jetë në krye një arbitër argjentinas pas asaj që ndodhi dje, me Messin që ankohej. Pas asaj që pashë sot, ata mund t’i japin titullin Argjentinës tani”, tha Pepe pas eliminimit.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...