Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se është marrë vendim për shtyrje të zgjedhjeve.
Ajo ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në muajin prill, derisa data e saktë do të bëhet publike nesër ose sonte në mbrëmje.
“Diskutuam rreth datës më të përshtatshme dhe kohës së përshtatshme dhe në fund me konsensus të plotë, pas propozimit tim erdhëm në konkluzion që të shtyhen për muajin prill të vitit 2023, kurse data e saktë e muajit prill, sonte ose më largu nesër në mëngjes do t’i tregohet publikut”, ka deklaruar Osmani.


