Ivana Knoll mohon raportimet se do të zhvishet nëse Kroacia fiton Kupën e Botës në Katar

PUBLIKUAR

Ajo është kthyer në një prej emrave më të komentuar në Kampionatin Botëror në Katar 2022.

Tifozja kroate, Ivana Knoll është në fokus në secilën ndeshje që e ka zhvilluar Përfaqësuesja e Kroacisë dhe njëjtë ndodhi edhe mbrëmë (e premte) kur kroatët mposhtën Brazilin për të vazhduar në gjysmëfinale.

E veshur në mënyrë provokuese me ngjyrat e flamurit kroat, influencerja 30 vjeçe bëri tifo nga tribunat për kombëtaren e saj.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

E gjithë kjo vëmendje që ka marrë ka bërë që për modelen të shkruajnë mediumet më të mëdha botërore.

Ndërsa së fundmi media kroate Index.hr raportoi se Knoll ka deklaruar se në rast që Kroacia fiton për herë të parë Kupën e Botës ajo do të zhvishej.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Megjithatë këto raportime i ka demantuar vetë Ivana përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Lajm i rremë, nuk do të zhvishem nëse Kroacia e fiton Kupën e Botës”, ka shkruar Knoll.

Theksojmë që fama që po merr gjatë Botërorit ka bërë që tifozja joshëse të fitoi mbi dy milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram. /Telegrafi/

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Foto: Ivana Knoll/Instagram

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...