Policia ka dhënë detaje për Gazetën Express lidhur me goditjen e rëndë të dy fëmijëve nga një automjet në Obiliq.
Policia tha se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy këmbësorët të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e PK’së.


