Ky është vendimi për deputetët Kurteshi, Muharremaj dhe Pantina

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për tre deputet e opozitës, Ismajl Kurteshi, Shqipe Pantina dhe Bali Muharremaj, njofton Klan Kosova.

Masa e shqiptuar ndaj tyre është arrest shtëpiak, kurse Muharremaj është i obliguar të paraqitet në stacionin policor. Kjo masë për të tre deputetët është shqiptuar për periudhën kohore prej një muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK, veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 409 par.1 të KPK , veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK, dhe veprën penale  Sulmi i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 par.1 të KPK”, shkruan në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

SHIKO MË SHUMË

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka dërguar ftesë për takim liderëve të tri...

Raportohet se Thaçit i është refuzuar dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e...

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur...