Tri skuadra e kërkojnë De Vrij

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, është duke e marrë në konsideratë një kontratë të re, por në të njëjtën kohë ai ka zgjuar interesim nga skuadrat si: Atletico Madrid, Aston Villa dhe Leicester City.

Mbrojtësi është në kontratë deri në fund të sezonit të tanishëm dhe i është ofruar kontratë e re që të qëndrojë në San Siro, për për një pagë më të vogël.

Besohet se propozimi i tyre është 3.5 euro në sezon për dy vite me opsion zgjatjen edhe për vitin e tretë, derisa De Vrij dëshiron ta këtë pagën e njëjtë që është 4.2 milionë euro në sezon.

Sipas asaj që raporton, FCInterNews.it transmeton GazetaExpress, nëse nuk do të këtë marrëveshje të re atëherë për De Vrij janë të interesuar disa skuadra jashtë Italisë, aq më pak që ai do të jetë një lojtar i lirë në qershor.

Atletico Madrid, Aston Villa dhe Leicester City raportohet se kanë kontraktuar agjentin e tij, Federico Pastorello për të kërkuar informata për situatën e tij.

De Vrij ju bashkua Interit si lojtar i lirë nga Lazio më 2018. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...