Sylë Hoxhaj: Natën që vdiq Dehari thashë burra të mos ngutemi, keni kujdes

PUBLIKUAR

Ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se e kishte kuptuar në natën e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari se ai ishte një rast i dyshimtë.

Duke folur në emisionin Pressing të T7, ai ka thënë se këtë përshtypje të tij si kryeprokuror e kishte dhënë në prani të hetuesve rajonalë dhe ata të krimeve të rënda nga Prishtina.

“Për hir të teleshikuesve, unë në fillim që kur ka ndodhur rasti, në mbrëmjen e 5 nëntorit 2016, kam thënë që kemi të bëjmë me një vdekje të dyshimtë. Kemi pasur kujdes edhe me hetuesit rajonal dhe me ata të krimeve të rënda”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha ka thënë se kishte kërkuar nga zyrtarët e tjerë që të mos nguten në trajtimin e rastit Dehari.

“Unë kam deklaruar që është vdekje e dyshimtë dhe kam thënë burra të mos ngutemi të keni kujdes, t’i mbledhim provat se kjo nuk është vdekje e zakonshme, kjo vdekje ka ndodh në institucion. Këto kanë qenë fjalët e mia”, ka thënë ai.

Ai, gjithashtu, ka thënë se ishte kërkesë e ish-Kryprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi që ai ta lexonte raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore ku thuhej se Dehari kishte bërë vetëvrasje.

“Se kemi të bëjmë me vetëvrasje të Astrit Deharit, unë kam thënë vetëm kur e kam marrë raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që mua si kryeprokuror, më ka urdhëruar, më ka thënë në bisedë e sipër Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi jo t’i duhet me dalë para mediave me lexu atë raport ku thuhet se kemi të bëjmë me vetëvrasje”, ka thënë ai në Pressing. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...