Arrestohen tre zyrtarë të komunës së Obiliqit, keqpërdorën detyrën dhe falsifikuan dokumentet

PUBLIKUAR

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike i ka arrestuar tre persona, zyrtarë të komunës së Obiliqit.

Dy të dyshuarit: A. B. dhe N.K.Sh. (zyrtarë komunal), dyshohet se janë përfshirë në veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Kurse, i dyshuari R.H., dyshohet se ka kryer veprat penale “legalizim i përmbajtjes së rreme” , “falsifikim i dokumenteve” dhe “mashtrim”.

Rasti është trajtuar nën dyshimin se një pronë është tjetërsuar në mënyrë të kundërligjshme.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori, R.H., është dërguar në ndalim policor deri në 48 orë, kurse ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti do të vazhdohet në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...