Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj, për vepra të ndryshme

PUBLIKUAR

Në orët e para të mëngjesit policët në Ferizaj në dy lokacione të ndara kanë arrestuar dy persona të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në këtë komunë.

“Në ora 06:15 në fshatin Dubravë të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar A.C i moshës 41 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” me dënim burgimi prej një viti”.

“Ndërsa në ora 06:45 në fshatin Jezerc të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar R.G i moshës 27 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyllit” me dënim burgimi prej dhjetë ditëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kompletimit të dokumentacioneve të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...