Sadiku: Qytetarët e Mitrovicës së Veriut kërkojnë shpresë, ata janë lodhur

PUBLIKUAR

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, në Debat Plus ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai ka kërkuar normalitet për qytetarët e asaj pjese, duke e theksuar nevojën për normalitet dhe paqe.

Sadiku, ka thënë se qytetarët shqiptarë e edhe ata serbë, janë lodhur nga situatat dramatike që krijohen vit pas viti.

“Edhe komuniteti shumicë serbë, 23 vite me lojëra e heronjve e viktimave është shumë për një qytet me 5km katrorë, kërkojmë normalitet. Në fund të ditës atje ka njerëz ka familjarë, ka njerëz i kanë sytë nga mediat, i kanë sytë nga Prishtina e Beogradi, Brukseli e Amerika. Jemi lodhur, po kërkojmë shpresë, shpresojmë të jetë ky treni i fundit… duhet qetësi edhe tek komuniteti serbë, edhe ata janë lodhur”, ka deklaruar ai.

Reklama

Tutje ai i ka kritikuar edhe mediat siç ka thënë për hiperbolizim të situatës para dy dite në veri të Kosovës, ku ishte raportuar për disa shpërthime.

“Fokusi ka qenë tek ato objekte, mos të krijohet panik tek qytetarët… sikur të hudhej ndonjë garantë do të kishte pasoja të mëdha. Janë gjëra të trishta, janë gjëra që 23 vite jemi lodhur, po flas prej prizmit të qytetarit”, ka deklaruar ai.

Në fund, ai e ka theksuar nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe, duke thënë se kjo i ruan institucionet e shtetit të Kosovës./RTV Dukagjini/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...