Stresi shndërrohet në berber në shtëpinë e Big Brother, ndërsa ngacmon Gresën: Ku je nisur me këto provokime

PUBLIKUAR

Ngjarjet që po ndodhin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova janë bërë tashmë pjesë e përditshmërisë së shikuesve të spektaklit.

Reperi Stresi duket se ka vendosur të marrë rolin e berberit në shtëpinë e vëzhguar nga telekamerat.

Ai është parë duke rruar flokët e konkurrentit tjetër, Andi Artani, teksa pranë tyre ka kaluar në bikini edhe modelja Gresa Hoti.

Duke marrë vëmendjen e djemve me praninë e saj, modelja e cila jeton dhe vepron në Itali nuk ka kaluar pa u ngacmuar me një koment provokues nga djemtë.

 

Ka qenë reperi nga Shqipëria ai i cili i është drejtuar asaj duke i thënë: “Ku je nis me këto provokime, ti na del kështu”.

E njëjta iu ka sugjeruar djemve që të mos e shikojnë kur ajo kalon me një paraqitje të tillë, në mënyrë që të mos tundohen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...