Mushkolaj: Nëse nuk mbahen në veri, po i bie që Vuçiqi nuk po i lejon zgjedhjet në Kosovë

PUBLIKUAR

Analisti Imer Mushkolaj, ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme të planifikuara të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës me 18 dhjetor.

Mushkolaj ka thënë se për institucionet është më e lehta të deklarohen “se nuk po i mbajmë zgjedhjet”.

“Nuk është aq e lehtë të thuhet se nuk do të mbahen zgjedhjet sepse duhet t’i kemi parasysh rrethanat. Me thënë “nuk do të mbahen zgjedhjet” shkelet Kushtetua e Kosovës”, ka thënë Mushkolaj.

“Ne vazhdimisht i kemi thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka bërë mirë që i ka ndaluar zgjedhjet e Serbisë në Kosovës dhe referendumin poashtu, por nëse nuk mbahen zgjedhjet po i bie që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk po i lejon zgjedhjet e Kosovës me u mbajt brenda territorit të Kosovës. Kjo është kaq e thjesht”, ka theksuar analisti.Më tej, ai ka thënë se beteja për zgjedhjet nuk është teknike por është tendencë e palëve  për ta forcuar pozicionin në dialog.

“Shteti Kosovës duhet të bëjë çmos që zgjedhjet të mbahen, por jo me rrezikimin e jetëve të qytetarëve”, ka përfunduar Mushkolaj./RTV Dukagjini/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...