Prishtinë, dënohet me 15 vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur e ka dënuar me 15 vite burgim  të akuzuarit S.O.,  për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.

Gjykata njofton se “i akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) viteve , për veprën penale Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare nga neni 235 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës”.

Të akuzuarit S.O i caktohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, thuhet në njoftim.

“Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike”, njofton gjykata.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...