Gashi: Do të ketë zhvillime dramatike ditëve në vazhdim, vështirë të mbahen zgjedhjet në veri

PUBLIKUAR

Pas shpërthimeve të sotme në veri të vendit, analisti Shkëlzen Gashi thotë se ditëve dhe javëve në vazhdim do të ketë zhvillime dramatike.

Gashi në emisionin Pressing në T7 tha se këto zhvillime dramatike mund të ndodhin pasi që deri në mars duhet të gjendet një zgjidhje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ka me pas zhvillime dramatike ditëve dhe javëve në vazhdim, sepse deri në mars duhet me gjet një zgjidhje me arrit një marrëveshje për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Tutje, Gashi tha se pas këtij tensionimi të situatës do të jetë e vështirë mbajtja e zgjedhjeve në veri të vendit.

Sipas tij, kjo do t’i detyrojë palët që të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt që është e mundshme.

“Ardhja e Lajçakut me një përditësim të planit franko gjerman, edhe situata në veri tash dhe tensionimi i saj, pra sipas të gjithave gjasave ka me kon vështirë edhe me mbajtë zgjedhje tash. Unë po besoj që kanë me i detyru palët me u ulë e me gjet një zgjidhje sa ma shpejt që është e mundshme”.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...