Thaçi President, në mediat botërore

PUBLIKUAR

Zgjedhjen e Hashim Thaçit President të Kosovës e kanë përcjellë të gjitha mediat e mëdha botërore.

Gjiganti anglez mediatik BBC ka shkruar se “Thaçi u zgjodh President në tymin e gazit lotsjellës”, njofton Klan Kosova.

BBC ka shkruar edhe për përjashtimin e deputetëve të Opozitës pasi fillimisht hodhën gazin syngacmues.

“Jap garanci se do ta ndërtojmë një Kosovë të re, një Kosovë europiane dhe do t’i thellojmë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, e citon BBC Thaçin.

Kurse medium tjetër i famshëm Reuters shkruan se “Parlamentarët e Kosovës kanë zgjedhur Presidentin e ri, ndërsa kjo është kundërshtuar me protesta, gaz lotsjellës dhe koktej molotovi”.

Qasje të njëjtë i kanë dhënë të gati të gjitha mediat botërore duke theksuar zgjedhjen e Thaçit në kushte proteste dhe në kuadër të zhvillimeve të jashtëzakonshme.

Kurse, televizioni shtetëror i Rusisë, Russia Today, që diktohet nga politikat e Presidentit të atjeshëm Vladimir Putin, shkruan se “opozita anti-serbe dështoi në tentativën e saj për të penguar zgjedhjen e Presidentit, ku parlamentarët zgjodhën liderin e katërt të provincës”.

Russia Today shkruan se “parlamentarët opozitarë hodhën gaz lotsjellës kundrejt kandidatit për President i cili zgjedhet për të zgjeruar të drejtat e serbëve në Kosovë”, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur...

Dy persona arrestohen pasi sulmuan policët në Malishevë, tre zyrtarë përfundojnë në spital

Dy persona janë arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se penguan zyrtarët policorë në kryerjen...

Moti sot, temperaturat arrijnë deri në 36°C

Gjatë ditës së hënë, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë. Sipas të...