Simeone: Buxheti i vogël nuk është arsye për dështim

PUBLIKUAR

Diego Simeone insiston se buxheti më i vogël nuk do të jetë arsye për Atletico Madridin kur do të përballet me klubin mbretëror, Real Madrid.

Reali ka një buxhet shumë më të madh se Atletico, por Simeone thotë se diferenca në këtë aspekt nuk do të ndikojë në aspektin futbollistik.

“Ne kemi ndryshuar më shumë lojtarë se ata ndër vite, ata përpos Jamesit janë të njëjtë”.

“Ata janë kundërshtarë të vështirë, me potencial të madh sulmues dhe kështu ne duhet që të bëjmë punë të madhe në mbrojtje”.

“Eshtë gjithmonë me rëndësi që të fitojmë. Unë e kosnideroj Realin rival, ashtu sikurse të gjithë të tjerët. Diferenca në buxhet është reale, por në lojë nuk ka ndonjë diferencë të madhe kjo”, u shpreh Simeone. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...