Pogba gjithnjë e më afër rikthimit

PUBLIKUAR

Paul Pogba me në fund është rrugës së tij të rikthimit pas lëndimit të gjurit që pati në korrik dhe shpreson që të bëjë debutimin e tij në janar për Juventusin

Mesfushori u rikthye në Torino gjatë verës si lojtar i lirë nga Manchester United, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje me karakter garues për skuadrën e Bardhezinjve.

Ai ka dëmtuar miniskusin e gjurit të tij gjatë stërvitjeve në korrik dhe fillimisht e trajtoi atë me mjekësi popullore por ajo dështoi për t’i dhënë frytet e duhura dhe hyri në operim.

Këtë e kishte bërë që të mund të luante për Francën në Botëror, por një tjetër problem muskulor nuk e la atë që të luajë.

Pogba është duke punuar me një fizioterapeut në Miami gjatë pushimeve të tij por La Gazzetta dello Sport beson që ai së paku ka filluar ta kthejë tërësisht fitnesin e tij.

Serie A rifillon më 4 janar dhe raportohet që Pogba të kthehet në fushë me Napolin më 13 janar, kundër Napolit që janë në pozitë të mirë për ta fituar titullin.

Në të njëjtën kohë. Skuadra do të bashkohet nesër në fushën stërvitore në Continassa dhe aty mjekët e klubit do të mund të japin një përditësim për gjendjen e Pogbas. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...