Arrestohen dy persona për dhunë në familje në Kaçanik dhe Shtime

PUBLIKUAR

Policia e rajonit të Ferizaj, ka njoftuar se në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona për dhunë në familje.

Rasti i parë është në fshatin Gërlic e Epërme të Kaçanikut, ku një person 29-vjeçar është arrestuar, pasi për shkak të një mosmarrëveshje shkakton dhunë psikike ndaj motrës së tij dhe dëmton derën e shtëpisë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa në rastin tjetër, në Gjurkovc të Shtimes, një 60-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psiqike ndaj gruas së djalit të tij.

“Policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...