Bulliqi: Respektova vullnetin e elektoratit të LDK-së

PUBLIKUAR

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, që dje nuk shkoi fare në seancën e zgjedhjes së Thaçit president, i është drejtuar elektoratit të partisë ku bën pjesë duke i falënderuar pë përkrahjen që ka marr.

Bulliqi, përmes një postimi në Facebook, thotë se i kanë shkruar me mijëra mesazhe përkrahëse për qëndrimin e tij ndaj situatës politike në Kosovë dhe rastin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Lexojeni të plotë postimin e Bulliqit në Facebook:

“I nderuari elektorat i LDK-së
Duke u mbështet në dhjetëra mija mesazhe tuaja përkrahëse të pranuara dje dhe sot, për qëndrimin tim ndaj situatës politike në Kosovë, e në veçanti me rastin e zgjedhjes së presidenti të Kosovës, shfrytëzoj rastin të ju falënderoj dhe njëherë të ju garantoj se gjithnjë do të respektoj vullnetin tuaj, dhe asnjëherë atë të individëve apo grupeve të interesit për të ruajtur benifitet e tyre në dëm të Kosovës. Vota e marr nga ju më shtynë që të punoj në vazhdimësi për mbrojtjen e vlerave Rugoviane të LDK-së, për një shtet sovran, pa krim të organizuar, pa korrupsion dhe në frymën euro-atlantike.

Me respekt, SH.B.” (sic.), ka shkruar Bulliqi.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestën studentore të 1 Tetorit 1997, duke...

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur...

Kurti: Sot nisin takimet me opozitën, për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të nisin komunikimet për...