Parashikimi i motit për 5 ditë në Kosovë

PUBLIKUAR

Kryesisht vransira gjatë javës vijuese. Herë herë me mundësi për reshje të dobëta shiu.  Temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare, parashikon “Prishtina Weather”.

4.12.2022 – Vransirat do të dominojnë qiellin mbi vend gjatë javës së ardhshme.  Orëve të pasdites edhe mund të ketë intervale me diell, por kryesisht të shkurta.  Kohëpaskohe po priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, kryesisht të lokalizuara,  jo të shtrira mbi gjithë vendin.

Indeksi i cilësisë së ajrit ka gjasa të kaloj në vlera të dobëta kryesisht mbrëmjeve ditëve të para të javës, në periudha më të zgjatura qetësie.  Gjatë ditës në shumicën e stacioneve edhe mund të zbres në vlera të pranueshme, por edhe të mira.

Datat:

5.12 – Kryesisht me vransira dhe thatë.  Pasdite intervale me diell.

6.12 – Kryesisht me vransira.  Pasdite vonë ndonjë rigë lokale shiu.

7.12 – Kryesisht me vransira.  Orëve të mëngjesit mundësi për riga lokale shiu.

8.12 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu.  Ditën kryesisht me vransira.

9.12 – Kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta shiu orëve të mëngjesit.

Temperaturat do të luhaten në vlera ndjeshëm mbi mesataret për këtë periudhë kohore.  Minimalet ndërmjet 3C e 6C, e maksimalet kapin vlera prej 10C deri 12C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-7m/s.

Shtypja atmosferike e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies nga mesi i javës.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...