Kurti me ministra zbarkon në Pejë për t’u treguar për buxhetin 33 milionësh

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zbarkuan në Komunën e Pejës për të treguar para qytetarëve buxhetin për vitin e ardhshëm.

Para qytetarëve të pranishëm, kryeministri Kurti u shpreh se me buxhetin e vitit 2023, dhe në përputhje me Programin Qeverisës 2021-2025, do të vazhdojmë mbështetjen për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë.

Ai tha se në kuadër të tij parashihet shtimi i vlerave për investime kapitale, mallra dhe shërbime, që arrijnë vlerën 1.3 miliard euro dhe se kjo do të kontribuojë edhe në shtimin e aktivitetit biznesor dhe rritjen e zhvillimit ekonomik.

Sipas një komunikate të Qeverisë, buxheti që u dedikohet komunave për vitin 2023 parashihet të jetë rreth 100 milionë euro më shumë se sa sivjet, ndërkaq buxheti për Komunën e Pejës mbi 33 milionë euro. “

:”Përveç 6.6 milionë eurove që janë planifikuar për projekte infrastrukturore në komunën e Pejës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka planifikuar 1.55 milion euro për projekte në këtë komunë, që do t’i shërbejnë sportit dhe rinisë. Gjithashtu janë planifikuar edhe mjetet për finalizimin e Qendrës Nacionale të Xhudos, sport ky që ka qenë kryefjala e sportit vendor tash e 15 vjet dhe në të cilin janë shënuar suksese historike.

Pas fjalës së prezantimit fillestar, kryeministri Kurti së bashku me ministrin Murati dhe ministrin Krasniqi bashkëbiseduan me qytetarët duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe duke dhënë detaje shtesë mbi ndarjet buxhetore dhe projektet për vitin tjetër”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...