Holanda kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

PUBLIKUAR

Holanda ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kombëtarja holandeze shënoi fitore sonte ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales të këtij turneu – shkruan Gazeta Express.

Memphis Depay (10’), Daley Blind (45+1’) dhe Denzel Dumfries (81’) shënuan golat e fitores për “Tulipanët”.

Haji Wright (76’) e shënoi golin e vetëm për amerikanët.

Holanda në çerekfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Argjentinës dhe Australisë, që zhvillohet sonte nga ora 20:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...