Xhaka flet për fitoren e madhe ndaj Serbisë

PUBLIKUAR

Granit Xhaka ka qenë protagonist absolut i Zvicrës sonte në fitoren 3:2 ndaj Serbisë, të cilën bashkë me Xherdan Shaqirin dhe me shokët tjerë e çuan në shtëpi, e vetë shkuan në të tetën e finales së Kupës së Botës.

Futbollisti kosovar ka folur pas lojës në konferencë për shtyp, ndërkohë që u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.

“Ishte një ndeshje me shumë emocione, dëshironim të koncentroheshim veç në fushën e blertë. Fitorja e jonë është e merituar, trajneri na vendosi mirë në fushë”, deklaroi ylli kosovar, i cili i bëri krenarë krejt shqiptarët me paraqitjen e tij.

Ai u provokua shpesh nga futbollistët serbë, por nuk iu tremb asnjëherë syri dhe e kreu punën e tij në fushën e blertë në mënyrën më të mirë të mundshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...