Wenger i brengosur me mungesën e golave

PUBLIKUAR

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ai po tenton që të gjejë një zgjidhje për situatën e mungesës së golave te Arsenali.

Që prej barazimit 3-3 ndaj Liverpoolit në janar, Topçinjt nuk kanë shënuar shumë gola.

“Do të dëshiroja të kisha një përgjigje më të sakt për këtë, aktualisht po më shqetëson në kokë”.

“Golat po na mungojnë dhe kemi nevojë për zgjidhje. Nuk është faj i individëve. Nëse shikoni golat e shënuar, Sanchez nuk ka shënuar që moti. Nuk mendoj se është puna te ai, sepse të gjithë kanë vuajtur në ndeshjet e fundti”, u shpreh Wenger.

Arsenali takohet të dielën me Manchester Unitedin dhe klubi nga Emirates do të ketë nevojë për gola. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...