Tunizia fiton minimalisht, por shkon në shtëpi – Franca kalon tutje nga pozita e parë e grupit

PUBLIKUAR

Franca e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve në Kupën e Botës “Katar 2022”, por tashme veç e kishte siguruar kalimin tutje.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin D, kampionët në fuqi pësuan humbje nga Tunizia, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Education City” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për tunizianët e shënoi Wahbi Khazri, në minutën e 58-të.

Pavarësisht fitores, Tunizia nuk kalon tutje dhe aventura e tyre mbyllet këtu, me 4 pikë në pozitën e tretë.

Franca kalon në 1/8 e finales si lidere e grupit, me 6 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...