Senegali mposht Ekuadorin dhe kalon në 1/8 e finales në Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Senegali ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Ekuadorit dhe ka siguruar kalimin tutje në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Senegalezët shënuan fitore me rezultatin 1:2, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin A – shkruan Gazeta Express.

Ismaila Sarr (44’ – nga penalltia) dhe Kalidou Koulibaly (70’) shënuan në fitoren e Senegalit.

Moises Caicedo (68’) e shënoi golin e vetëm për ekuadorianët.

Senegali me 6 pikë kalon në 1/8 e finales nga pozita e dytë e grupit, bashkë me Holandën që kalon tutje si lidere.

Senegali në fazën e ardhshme do të përballet me kombëtaren që kalon si e para nga Grupi B. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...