Zyrtarizohet, Onana përfundon Botërorin dhe largohet nga Katari

PUBLIKUAR

Sipas La Gazzetta Dello Sport, konflikti në mes të Andre Anona dhe trajnerit të Kamerunit, Rogober Song dhe presidentit të federatës, Samuel Eto’o është i pariparueshëm, kështu që portieri i Interi është larguar nga Katari me fluturimin e parë

Onana ishte lënë çuditërisht jashtë skuadrës së Kamerunit në ndeshjen e tyre kundër Serbisë të hënën. Raportet treguan që 26 vjeçari ka pasur një mospajtim teknik me trajnerin Song.

Gjatë konferencës për media pas ndeshjes, ish mesfushori tha që Onana mund ta vazhdojë Botërorin, por së pari duhet t’i ndryshojë sjelljet e tij dhe të “respektojë rregullat”.

Federata e Futbollit e Kamerunit po ashtu lëshoi një deklaratë të hënën në mbrëmje duke konfirmuar besimin në Song dhe thanë që Onana është suspenduar përkohësisht nga skuadra.

Ata nuk specifikuan nëse ai do ta vazhdojë udhëtimin e tij në Botëror, por Onana e ka marrë gjendjen në duart të veta dhe është larguar nga Katari.

Sipas disa mediave, portieri i Interit tashmë është larguar dhe këtë ai e ka konfirmuar edhe përmes rrjeteve sociale.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...