Salihaj, i dëshpëruar me zgjedhjen e presidentit: Mos harroni se çdo gjë e ka një fund

PUBLIKUAR

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj është ndarë i zhgënjyer me zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Postimin e plotë në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“TË DASHUR VOTUES TË LDK-SË
E di që sonte jeni të dëshpëruar me partinë ,me të cilën jeni lidhur që nga koha e Presidentit Rugova, disa edhe me vonë, por të gjithë dhe gjithmonë me idealet e tij dhe tonat. Që nga vdekja e presidentit Rugova ne kemi kaluar nëpër sfida të rënda, kemi përjetuar shumë dëshpërim, sepse ata, të cilëve u besuam shumë, na zhgënjyen dhe na dëshpëruan.

Sonte, një njeri që i ka bëre kaq shumë keq LDK-së dhe Kosovës, një njeri, partia dhe strukturat e të cilit vranë njerëzit tanë me të devotshëm, atdhetarët tanë me të mirë, u zgjodh president me votat e deputetëve të LDK-së. E di që kjo ju ka dëshpëruar shumë. Sprovat e mëdha i qesin në pah vlerat dhe fytyrën e vërtetë të secilit njeri.

Por, mos harroni se çdo gjë e ka një fund. Dhe çdo fund e ka një fillim të ri.

Ne do të jemi se bashku, nuk do të dorëzohemi para këtyre sprovave, do të luftojmë me durim për idealet tona, për vlerat e mëdha që i ka lënë Presidenti ynë i dashur dhe i madh Ibrahim Rugova, do të luftojmë se bashku për një fillim të ri për të mirën e Kosoves.

Mos u dorëzoni, mos u dëshpëroni!

Presidenti Rugova ka thënë ‘Duhet pasur durim, të mirat vijnë pastaj’.

I juaji

Adem Salihaj”, ka shkruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet se Thaçit i është refuzuar dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e...

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur...

Dy persona arrestohen pasi sulmuan policët në Malishevë, tre zyrtarë përfundojnë në spital

Dy persona janë arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se penguan zyrtarët policorë në kryerjen...