Shaqiri pas fitores: Detyra e parë u përmbush, por duhet të përmirësohemi dukshëm

PUBLIKUAR

Zvicra e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit ka marrë pikët e para në Botëror, duke e mposhtur skuadrën e Kamerunit.

Zvicra e mposhti minimalisht 1:0 Kamerunin në ndeshjen e parë të tyre në Kampionatin Botëror, shkruan Gazeta Express.

Xherdan Shaqiri asistoi në golin e vetëm të shënuar të helvetikëve.

Pas ndeshjes, vet Shaqiri tha se detyra u përmbush, por u duhet të përmirësohen dukshëm

“Donim të nisnim mirë. Por duhet thënë se të dyja skuadrat nuk patën një lojë të veçantë në fillim. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Krijuam më shumë raste dhe arritëm të bënim 1-0. Në fund mund të ishte 2-0 ose 3-0 nëse do t’i shfrytëzonim më mirë shanset tona. Në fund, ajo që ka vërtet rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është përmbushur, por tani duhet të përmirësohemi dukshëm”, tha Shaqiri

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...