AAK: Do ta kundërshtojmë edhe të ashtuquajturin president, Hashim Thaçi

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj zgjedhjes së kreut të PDK-së, Hashim Thaçit, në postin e presidentit të Kosovës.

“Hashim Thaçi, ka bërë gabime të rënda në raport me interesat shtetërore të Kosovës, është identifkuar si njëri prej shkaktarëve të gjendjes së rëndë dhe krizës së thellë politike, ka nënshkruar një marrëveshje për kufirin që është agresion mbi territorin e Kosovës, ka sponsorizuar dhe negociuar një marrëveshje për Asociacionin që është agresion mbi rendin kushtetues të vendit, dhe si tillë ai jo vetëm se nuk mund ta përfaqësojë unitetin e popullit, por duhet të vihet para përgjegjësisë politike e penale.

AAK, si parti politike, si pjesë e Opozitës së Bashkuar dhe e frontit qytetar civil, do të vazhdojë që, krahas kundërshtimit të Qeverisë aktuale antikushtetuese, ta kundërshtojë me vendosmëri edhe të ashtuquajturin president të votuar sot.

Ne i bëjmë thirrje gjithë popullit të Kosovës, votuesve të përgjegjshëm të të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe gjithë njerëzve vullnet mirë, të mos dekurajohen, por të jenë pjesë e një fronti gjithpopullor kundër këtij pushteti kundërkushtetues, e të pa moral.

Vullneti qytetar nuk do të mund të përmbyset nga asnjë klikë politike e pushtetit. Së bashku deri në fitore!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestën studentore të 1 Tetorit 1997, duke...

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur...

Kurti: Sot nisin takimet me opozitën, për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të nisin komunikimet për...