Deschamps flet për lëndimin e Hernandezit, thotë se ishte mjaft serioz

PUBLIKUAR

Duke folur për “TF1” pas fitores të Francës ndaj Australisë 4:1 në ndeshjen e parë në Kupën e Botës “Katar 2022”, Didier Deschamps foli edhe rreth lëndimit të Lucas Hernandez.

Mbrojtësi u detyrua të largohej nga ndeshja në minutën e 13-të, transmeton Gazeta Express.

Hernandez mori lëndim në gju brenda dhe u zëvendësua nga vëllai i tij, Theo.

Sipas Deschamps, gjërat nuk duken pozitive për lojtarin e Bayern Munichut, edhe pse ende nuk është një rezultat përfundimtar mjekëso

“Do të shohim pas testeve, por mua më duket mjaft serioze”, u shpreh përzgjedhësi i Francës.

Mbetet të shihet nëse Franca do të përballet sërish me problemin e lëndimeve, siç u përball që në start të turneut. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...