Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, pas raundit të dytë të votimit për presidentin e ri në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Hashim Thaçi do të zgjedhet president me votat e Listës Srpska.
Ahmeti ka pyetur nëse zgjedhja e Thaçit president dhe kushtëzimi i Listës Srpska ndaj tij do të kushtojë shtrenjtë.
“Dikund 10 te pavlefshme u bene te vlefshme. A i tregoi Lista Srpska Thacit se prej tyre mund te zgjedhet president. Shtrenjte do te na kushtoje?”, ka shkruar Ahmeti.


