Fitim Selimi: Qeveria ndërtohet pa PDK’në, Thaçi shkon në opozitë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

z_5176

Edhe Partia e Fatmir Limajt i ka kthyer përgjigje negative kërkesës publike së PDK’së për një qeveri gjithëpërfshirëse. Zyrtari i NISMËS, Fitim Selimi thotë se Qeveria e ardhshme ndërtohet nga koalicioni paszgjedhor derisa PDK do të mbetet në opozitë.

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Fitim Selimi ka thënë se koalicioni paszgjedhor do ta formojë Qeverinë e Kosovës ndërsa Partia Demokratike do të mbetet në opozitë.

Ai ka thënë se opsioni i PDK’së për një Qeveri gjithëpërfshirëse është lansuar si mundësi e fundit që Hashim Thaçi të mbetet në pushtet.

Por, ai thotë se partia që ka udhëhequr në shtatë vite me Kosovën do të mbetet në opozitë.

“Opsioni i NISMËS për Qeveri gjithëpërfshirëse nuk është sepse ne e kemi shprehur distancimin tonë me keqqeverisjen e PDK’së. Ndryshimin e shohim përmes koalicionit të krijuar pas zgjedhjeve”, ka thënë Selimi, për Express.

Ky zyrtar i NISMËS thotë se Thaçi do të shkojë në opozitë sepse e ka degraduar PDK’në.

“PDK duhet të dijë se me çrregullime partiake, me degradim të kuadrove tash ata po e paguajnë këtë çmim. Ky çmim duhet të shkojë deri në fund dhe PDK të mbetet në opozitë. Ne kemi një pjesë të mirë të shokëve tonë në PDK, mirëpo, ata e kanë rendin të dalin në opozitë”, ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...