Dështon edhe raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit

PUBLIKUAR

Ka përfunduar raundi edhe raundi i dytë i votimit për presidentin e vendit në Kuvendin e Kosovës.

 

Kandidatë ishin Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, që të dy nga PDK

Në raundin e parë të numërimit të votave, 27 vota ishin të pavlefshme, 4 për Rafet Ramën, 50 për Hashim Thaçin. Një deputet nuk ka votuar.

Për dallim nga raundi i parë, është rritur numri i votave për Thaçin. Por prapë ka vota të pavlefshme, ndërsa edhe në këtë raund duhen 80 vota për presidentin, ose 2/3-at e votave të deputetëve në tërësi.

Megjithatë, janë 64 vota për Thaçin, dy për Rafet Ramën, 15 të pavlefshme. E, në raundin e tretë presidenti do të zgjedhjet me 61 vota të cilat duket se tashmë ai i ka të siguruara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestën studentore të 1 Tetorit 1997, duke...

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur...

Kurti: Sot nisin takimet me opozitën, për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të nisin komunikimet për...