Leonardo Bonucci i është përgjigjur kritikave pasi që ai hodhi nga autobusi i skuadrës së Italisë një tifozë, duke insistuar që asaj vazhdimisht i “është thënë” që mos të hipte në bordin e Kombëtares
Incidenti u bë viral pasi që ajo postoi videon në TikTokun e saj në autobus ku xhironte lojtarët me pamje paksa të hutuar, derisa Bonucci ngritët nga ulësja e tij dhe e urdhëron atë të largohet.
“POV, kur trajneri ju fton juve në bord, por Bonucci ju gjuan jashtë”, ka shkruar ajo poshtë videos.
Disa komentatorë e kanë kritikuar mbrojtësin e Juventusit për reagimin e tij të pasjellshëm, kështu që ai ka zgjedhur që të përgjigjet me anë të disa Storieve në Instagram.
“Si kapiten dhe që u përballa me akuza të ndryshme, dëshiroj të qartësoj që zonja e re e cila hipi në autobus i është thënë vazhdimisht që të zbresë nga stafi, pasi që ajo disa herë është përpjekur të hipë në autobus pa autorizim, aq më pak me autorizimin e trajnerit”.
“Asaj vazhdimisht i është kërkuar që mos të hipë në bord, pasi tashmë kishte bërë fotografi, praktikisht me tërë lojtarët që dolën nga stadiumi në zonën mikse”.
“Duke shpërfillur rregullat, ajo megjithatë hipi dhe filloi filmimin për atë çfarë po ndodhte në bord. Autobusi i skuadrës është si një zhveshtore, një vend ku akcesi i të huajve është absolutisht i ndaluar”.
“Nëse në botë ka dikush që lufton për rregullat e privacisë, atëherë jemi në futbollistët – edhe nëse ne jemi fytyra publike – ende kemi të drejtat tona, pavarësisht rezultateve apo si ecën sezoni”.
“Rëndësia e mbështetjes së tifozëve nuk është problemi në këtë situatë. Ka të bëjë me respektimin e rregullave. Për autoritetin në fund të fundit, por jo më pak e rëndësishme për qeniet njerëzore”.


