Adrien Rabiot i është referuar gjendjes së tij të kontratës me Juventusit kur ka folur për rëndësinë e Botërorit në karrierën e tij
Mesfushori 27 vjeçar pritet që të luajë një rol udhëheqës për mesfushën e Francës në Botërorin e Katarit, me Paul Pogba dhe N’Golo Kante që janë të lënduar, duke limituar kështu opsionet e mesfushës së Didier Deschamps. Rabiot nuk ishte pjesë e skuadrës së Francës në Botërorin e 2018 kur ata fituan, kështu që ai dëshiron që të lë gjurmë në futbollin botëror në javët në vazhdim.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Rabiot diskutojë se çfarë do të thotë për të ftesa nga Franca dhe sa i rëndësishëm është Botërori për të.
“Jam ftuar. Nuk e marrë këtë si një borxh të 2018. Kam punuar shumë këtu, është një mundësi e mirë që të jem titullar”, tha ai
“Nuk është e domosdoshme që kjo të jetë pikë kthese në karrierën time, por mund të ndihmojë shumë, pasi që jam në fund të kontratës time me Juventusin”.
Ai pastaj ka komentuar për synimin dhe ambiciet e Francës para garës në Katar.
“Jam këtu që t’i ndihmoj shokët e mijë të skuadrës, është e natyrshme sepse dëshiroj të fitoj. Preferoj të jem në zemër të ndeshjes, pastaj trajneri do të vendos dhe mendoj që ai i merr vendimet drejt”.
“Gjeja më e rëndësishme është që ne të mbesim të bashkuar, të përpiqemi të bëjmë sa më shumë që mundemi që të ndikojmë në skuadër. Ne kemi potencial dhe mund të ia dalim shumë më mirë se në kampionatin europian”.
Në fund, Rabiot ka folur së sa është ndikuar skuadra nga lëndimet e Pogba dhe Kante në Botëror.
“Nuk ndiej presion të veçantë, edhe pse ky është Botërori i imë i parë. Por, nuk ndiej ndonjë presion të atillë që të qenit lojtari me më përvojë tek ai të pritet më së shumti”.
“Ne dëshirojmë që të bëjmë histori dhe rikonfirmojmë titullin që fituam katër vite me parë”.
Kontrata e Rabiotit me Juventusin skadon në fund të këtij sezoni dhe një rinovim i saj duket se nuk do të ndodh në këtë fazë, me francezin i cili ka një pagë jashtëzakonisht të madhe në Juventus. /GazetaExpress/


