Messfushori i Barcelonës, Kessie – dëshiron të kthehet në AC Milan

PUBLIKUAR

Gazetari italian, Carlo Pellegatti ka thënë se mesfushori i Barcelonës, Frank Kessie dëshiron të rikthehet në MIlan, por Kuqezinjtë nuk janë të gatshëm të ribashkohen me ish yllin e tyre

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ju bashkua gjigantit katalunas si lojtar i lirë pa kontratë, duke përfunduar qëndrimin e tij pesë vjeçar me skuadrën nga San Siro.

Megjithatë, ai ka vuajtur për të luajtur këtë sezon, duke luajtur në total 485 minuta në 13 ndeshje.

“Kam folur me një shok tim që është i afërt me agjentët e Kessie dhe ai me tha që Kessie do të dëshironte të kthehej në Milan”, tha Pellegatti në një video që e ka publikuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Pellegatti është njëri prej gazetarëve më të njohur për Milanin në Itali, pasi që ka mbuluar ngjarjet për sukseset e klubit në Itali dhe Europë për më shumë se 30 vite për televizionin italian, Mediaset  – që është në pronësi të ish presidentit të Kuqezinjve, Silvio Berlusconi.

“Kur Kessie ju bashkua Barcelonës verën e kaluar, njerëzit të cilët e kuptojnë futbollin më shumë së unë, me thanë që ata kanë zgjedhur skuadrën më të papërshtatshme për të”, vazhdoi Pellegatti.

“Këta tipa lojtarësh janë shumë larg mentalitetit të tyre, Barcelona dëshiron lojtarë që kanë karakteristike tërësisht të ndryshëm”.

“Ishte e trishtueshme ta shihje atë të vuante aq shumë ku luante mbrojtës anësor kundër Interit, duke vrapuar pas Robin Gosens i cili ishte krucial për barazimin 3-3. Pastaj ai u lëndua dhe unë besoj që është lëndim psikosomatik. Mund të ndodh, kur dikush është i palumtur, pra kjo reflekton në trupin e dikujt”.

Megjithatë, Kuqezinjtë nuk janë duke konsideruar kthimin e ish mesfushorit të tyre në klub, sipas Pellegattit.

“Deri me sot, hipoteza (për kthimin e tij) është e largët, për të mos thënë e pamundur, edhe pse është e gabuar të thuhet kjo gjë në futboll. Besoj që Milan e konsideron përvojën me Kessie të përfunduar këtë moment”.

“Nuk mendoj që Milan dëshiron një marrëveshje me agjentët e tij përsëri. Raporti është i ftohtë, kështu që ideja që të negociojnë përsëri me ta nuk pëlqehet në Milan. Ndoshta, por as Atangana nuk dëshiron të flasë me Milan”.

Kessie ju bashkua Milanit nga Atalanta për një marrëveshje 28 milionë euro më 2017. Ai shënoi 37 gola në 223 paraqitje me Kuqezinjtë dhe ishte njëri prej më të mirëve në fitimin e Skudetos nga Milan pas 11 viteve në sezonin 2021/22.

Ai nënshkroi një kontratë deri në qershorin e vitit 2026 me skuadrën në Camp Nou, derisa Milan nuk ka gjetur zëvendësim verën që kaloi për 25 vjeçarin, duke e mbajtur Tommaso Pobegan në skuadër pas rikthimit të tij nga huazimi në Torino. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...